Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka futur në zi një familje shqiptare në Greqi, pasi dy djemtë e rinj ndërruan jetë teksa makina përfundoi e përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë.

Sipas  informacioneve të  protothema.gr,  dy të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut janë vëllezërit shqiptarë. Drejtuesi i  mjetit ishte 30 vjeç  dhe pasagjeri i makinës, vëllai i  tij më i vogël,  27-vjeçar .

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 12 të mbrëmjes, kur drejtuesi i mjetit me pesë pasagjerë në lartësinë e Agios Nektarios  në aksin Lamia – Livadeia, humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin në rrugë dhe  nga përplasja ka përfunduar në lumin Erkyna .

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet,  një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një  29- vjeçar grek  dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek , u plagosën rëndë .

Të gjithë ata u dërguan në spitalin e Livadeisë ndërsa po hetohet për shkakun e aksidentit nga Departamenti i Trafikut Livadia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb