INDONEZI – Ekipet e kërkim-shpëtimit thonë se kanë gjetur dy “pjesë të mëdha” të avionit të kompanisë “AirAsia”, që u përplas më 28 dhjetor në det afër Indonezisë, me 162 persona në bord.
Shefi i agjencisë së Indonezisë për kërkim-shpëtim, Bambang Soelistyo, tha se dy pjesë të avionit janë konstatuar 30 metra nën ujë.
Avioni i udhëtarëve është rrëzuar në det teksa fluturonte nga qyteti indonezian, Surabaja, për në Singapor. Deri tani janë gjetur 30 trupa të pajetë. Ekipet e specializuara ende janë në kërkim të kutive të zeza të avionit të përplasur.
Në përgjithësi, operacionet e kërkim-shpëtimit kanë qenë shumë të vështira, për shkak të motit me reshje shiu dhe erëra të forta.
(er.nu/BalkanWeb)
