Një nga emrat më të lakuar në këtë merkato vere është padyshim edhe ai i Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas po negocion me disa klube, por ende nuk ka pasur tym të bardhë.
Një ndër të interesuarit është edhe Inter. Së fundmi për këtë temë foli Zv. presidenti i Interit, Javier Zanetti, duke frenuar disi për bashkombasin e tij. “Interi ka shumë sulmues, dukemi top siç jemi tani, por gjërat mund të ndryshojnë”. Ishin këto fjalët e legjendës zikaltër, që lënë të kuptohet se për momentin Dybala është më shumë larg sesa afër.
Dihet që Interi e dëshiron lojtarin dhe ai me siguri dëshiron të bashkohet me zikaltrit, por çështja është se duhet shitur Alexis Sanchez dhe një sulmues tjetër për t’i lënë hapësirë atij. Nën urdhërat e Inzaghit gjithashtu janë edhe sulmuesit e tjerë, Lautaro Martinez, Lukaku, Correa dhe Dzeko, kështu që pa u larguar ndonjëri, nuk mund të ketë vend edhe për Dybala.
(BalkanWeb)
