Europa po përballet me valën e dytë të nxehtit, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Kjo valë e të nxehtit është e dyta në një muaj për Europën Perëndimore. Përhapja e kësaj vale të të nxehtit sipas shkencëtarëve lidhet edhe me emetimet e gazrave serrë që rrisin intensitetin, kohëzgjatjen dhe frekuencën e tyre.

Ndërkohë, autoritetet në Francë dhe Gadishulli Iberik ndodhet në luftë në flakë, në Britani është ngritur alarmi i kuq, ndërsa pritet që në fillim të javës të ketë rritje ekstreme të temperaturave.

Ndërkohë që nga e marta deri më tani në Francën jugperëndimore janë djegur rreth 77,000 hektarë. Sakaq autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë e zjarrvënies.

Në Portugali rreth 2000 zjarrfikës janë në përpjekje prej ditësh për të frenuar katër zjarre të mëdha që kanë shpërthyer në qendër të vendit dhe në veri.

Nga ana spanjolle , kryeministri Pedro Sánchez tha se qeveria po monitoron zhvillimin e fronteve, për shkak të të cilave u evakuuan shumë komunitete, duke shtuar se rreziku është i lartë, edhe për shkak të temperaturave shumë të larta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb