Sot, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të tretë të sezonit 2022/2023 të Champions dhe Europa League. Skuadra e vetme shqiptare në këtë kompeticion europian, Shkupi, në rast se kalon pengesën Dinamo Zagreb në turin e dytë, do të mund të përballet me fituesin e çiftit Ludogorets-Shamrock Rovers.
Goglat kanë surprizuar Shkupin, teksa në rast eliminimi nga turi i dytë në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit, do të ketë të njëjtin çift në Europa League, Ludogorets-Shamrok Rovers, kuptohet me humbësin në këtë rast.
NDESHJET E TURIT TË TRETË TË CHAMPIONS LEAGUE
Makabi Haifa-Olimpiakos / Apollon Limasol
Karabag-Zyrih / Ferencvarosh-Slovan Bratislava
Ludogorets-Shamrok Rovers / Dinamo Zagreb-Shkupi
Maribor-Sherif / Helsinki-Viktoria Plzen
Linfild- Bodo-Glimt / Zalgiris-Malmo
Crvena Zvezda / Pjunik-Dudelanzh
Monako – PSV
Dinamo Kiev-Fenerbahçe / Shturm Graz
Union Sant-Xhiles – Rejnxhërs
Benfika / Midityland-Larnaka
(BalkanWeb)