TIRANE- Qeveria shqiptare ka lidhur sot një marrëveshje bashkëpunimi me një agjenci britanike për cilësinë e arsimit të Lartë dhe për akreditimin e institucioneve arsimore.
Në një takim të organizuar në Kryeministri, kryeministri Edi Rama theksoi se rekord për shtetin shqiptar ka qenë se brenda 20 viteve janë hartuar 7 strategji kombëtare për arsimin, ndonëse sipas tij jo efikase.
“Ne kemi thyer dhe një rekord si shtet, kemi arritur të hartojmë 7 strategji kombëtare në 20 vite dhe brenda një mandati qeverisës 2 strategji kombëtare. Nuk mund të presësh nga e gjithë kjo anarki as cilësi dhe aq më pak një proces akreditimi të besueshëm. Procesi i akreditimit ka rezultuar fals.”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë, Rama theksoi se vetëm para pak muajsh Shqipëria kishte numrin më të lartë të universiteteve në Europë.
“Na vjen mirë që jemi në kampionatin evropian të futbollit, por do na vinte mirë që të ishim dhe në kampionatin europian të arsimit. Ndaj kemi ftuar këtë agjenci për të kaluar në një testim të domosdoshëm të të gjitha institucioneve të Arsimit të Lartë. Ne këtu në Shqipëri e kemi konsideruar reformën në arsim që për vite të tëra qeveritë e kishin shmangur atë për gjeneratën. Ne pak muaj më parë kishim numrin më të madh të universiteteve në Europë. Një sistem që dha 32 mijë diploma nga pjesa private, gjysma e të cilave nga një universitet i vetëm dhe u mori prindërve shqiptarë 148 milionë euro, duke arritur të japë 900 diploma për të huajt, edhe pse nuk kishte asnjë leksion për të huajt.”, deklaroi kryeministri.
Rama tha se do kishim dashur që këtë proces ta kishim realizuar më parë. “Por faktikisht kjo gjë ishte e pamundur pasi ne fillimisht duhet të vendosnim institucionet e arsimit të lartë në binaret e ligjit që kishim dhe të bënim të mundur që një pjesë e konsiderueshme e tyre të mos vazhdonte të operonte për pamundësi që të futej në binaret e ligjit. Në se ka një sektor se ku mund të shihet hendeku i ligjit se çfarë shkruhet në ligj dhe çfarë ka në realitet është arsimi”, tha Rama.
Ndërsa ambasadori i Britanisë së madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, u shpreh se Reforma në Arsim ka qenë një nga historitë e suksesit. Ky është vetëm hapi i parë, tha ambasadori britanik. Ligji i Arsimit të Lartë, tha ai, do të sjellë një marrëdhënie të re mes shtetit dhe institucioneve të arsimit të lartë. Ambasadori Cannon siguroi për mbështetjen e Britanisë për të reformuar arsimin e lartë. “Unë jam i lumtur që është zgjedhur agjencia që bën vlerësimet edhe në vendin tonë dhe shpreh mbështetjen e vazhdueshme timen si ambasador dhe atë të Këshillit Britanik në Tiranë”, tha ai
NIKOLLA: MBYLLËM 18 UNIVERSITETE
Gjatë fjalës së saj ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, theksoi se universitetet funksionin si biznese private, ndërsa ajo tha se 18 prej tyre u mbyllën. Numri një i Arsimit tha se 55 për qind e arkreditimeve të universiteteve janë piramidë. Ndërkohë, në këtë takim, ambasadori britanik, Nicholas
(ed.me/BalkanWeb)
