Barcelona shpenzoi 50 milionë euro për të blerë Robert Lewandowskin nga Bayern Munich. Sulmuesi polak më në fund përfundoi në “Camp Nou” pasi gjiganti bavarez lëshoi pe për largimin e tij edhe pse kishte kontratë edhe një vit në Bavari.
Tani Barça po shpreson që të fitojë para nga shitja e fanellave të futbollistit më të mirë në botë të dy viteve të fundit, i shpallur nga FIFA. Sipas “Sport”, klubi blaugrana shpreson të fitojnë së paku 20 milionë euro nga shitja e fanellave.
Dje u dha lajmi se për momentin është ndalur shitja e fanellave të Lewas pasi dyqani zyrtar i klubit ka njoftuar se tek qendra e printimit janë harxhuar shkronjat “W”.
(BalkanWeb)