Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Andi Shehi, ka humbur një person të shtrenjtë të familjes.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tregon se ka humbur gjyshin e tij, ndërsa ndan me ndjekësit edhe një këshillë që ai ia thoshte gjithmonë: “Një mik i mirë duket në ditë të vështira”.
“Gjyshi gjithmonë më ka thënë se shoku i mirë duket në ditë të vështirë! Sot, në varrimin e tij, e kuptova për çfarë e kishte fjalën. Faleminderit atyre që mu gjenden pranë… Pusho në paqe”, shkroi Andi në postimin e tij në “Instastory”.

