TIRANË – Një apartament në katin e pestë pranë Tregut Elektrik është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e sotme, kur në të nuk ndodheshin familjarët. Zjarri ra pasi mori flakë aspiratori, por fatmirësisht, ardhja e zjarrfikësve në kohë nuk lejoi përhapjen e tyre dhe dëmtimin e banesës.
Në të jetonte një çift të moshuarish. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45. Ky është i treti rast i shpërthimit të zjarrit në banesë brenda ditës.
(ar.sh/BalkanWeb)