Aventurës së Dries Mertens te Napoli i ka ardhur fundi. Konfirmimi zyrtar ka ardhur nga Presidenti i napoletanve, De Laurentis, në një intervistë që do transmetohet sonte në Radio Kiss Kiss.
Arsyeja e largimit të sulmuesit belg ka të bëjë me mungesën e marrëveshjes për rinovimin e kontratës, e cila ka skaduar tashmë. Propozimi i fundit prej 2.4 milionë eurosh është refuzuar nga Dries Mertens dhe lamtumira është thjeshtë çështje kohe.
35 vjeçari i lindur në Leuven numëron 9 vite te kjo skuadër, teksa kontributi i dhënë ka qenë i jashtëzakonshëm. Napoli humbet kështu një tjetër lojtar të rëndësishëm, pas Koulibaly dhe Insigne.

(BalkanWeb)
