Dries Mertens do të na mësojë  të gjithëve shumë shpejt skuadrën e re. Sulmuesi belg është ndarë përfundimisht nga Napoli, pasi nuk gjeti dot gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës që ka përfunduar tashmë.

Alternativat janë të shumta. Sportmediaset konfirmon interesimin e Interit për Mertens, me firmën që është plotësisht e mundur, pasi nënkampionët e Italisë kanë mundësi ekonomike për  të përmbyllur një prej operacioneve më të rëndësishme të viteve të fundit.

Gjithsesi, ka një problem. Klubi nga Milano po synon që fillimisht të lirohet nga Sanchez dhe paga e tij. Kiliani vazhdon të mbetet një “peng” i merkatos, për vetë faktin se s’pranon të largohet.

Pas dere për Mertens qëndron Lazio. Emri i kryeqytetasve nuk tremb aspak Interin, të paktën për momentin.

Fr4

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: