Gjermania ka dërguar në Ukrainë armë të tjera me qëllim mbështetjen në luftën kundër Rusisë. The Guardian shkruan se në Ukrainë kanë mbërritur gjashtë sistemet e para të raketave anti-ajrore britanike Stormer HMV dhe sisteme mbrojtëse ajrore Gepard.
Këshilltari i lartë i presidentit Anton Herashchenko ka shpërndarë një video në të cilën duken sistemet raketore ndërsa shprehet: “Jam i sigurt që luftëtarët tanë do t’i përdorin shumë mirë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Gjermania ka filluar të furnizojë Ukrainën me njësitë Gepard SPAAG.
“Sot Ukraina mori nga Gjermania tre sistemet e para të mbrojtjes ajrore Gepard dhe disa mijëra municione”, kanë njoftuar ndër të tjera Forcat e Armatosura të Ukrainës.
The first six British Stormer HVM anti-aircraft missile systems have arrived to Ukraine.
I’m sure that our Warriors will make very good use of them!
Source: “South” operational command pic.twitter.com/dCfrzZhmDJ
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) July 25, 2022



