SARANDE- Përfundon rikonstruksioni i Kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe kalasë trekëndore në jugperëndim të Kanalit të Vivarit. Bëhet fjalë për një projekt të nisur rreth dy vite më parë, me qëllim rritjen e potencialit të siteve të UNESCO në Adriatik, ndërkohë që përfundimi i restaurimit ka mbledhur në Butrintin antik përfaqësues të fushave të ndryshme, që e kanë cilësuar si një element tepër të rëndësishëm rivititalizimin e këtyre dy monumenteve.

Synimi është rijetëzimi i këtyre siteve përmes aktiviteteve të ndryshme, siç janë shëtitjet me varkë në Kanalin e Vivarit, kundrimi i zogjve dhe një muze i hapur me panele për fortifikimet e Ali Pashës.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb