Një gjykatë egjiptiane po planifikon të transmetojë drejtpërdrejt në televizionin kombëtar varjen e një vrasësi që goditi me thikë për vdekje një studente kur ajo refuzoi propozimin e tij për martesë.
21-vjeçari Mohamed Adel u shpall fajtor për vrasjen e shoqes së tij të klasës në Universitetin Mansoura, Naira Ashraf. Ai e kreu krimin e rëndë pasi Naira e refuzoi një lidhje afatgjatë me të, ndërsa gjykata e dënoi me vdekje më 6 korrik.
Gjykata tani ka bërë thirrje që ekzekutimi i tij të transmetohet drejtpërdrejt për të penguar që krime të ngjashme të mos ndodhin në të ardhmen.
“Transmetimi, qoftë edhe vetëm një pjesë e fillimit të procesit, mund të arrinte qëllimin e parandalimit, i cili nuk u arrit duke transmetuar vetë dënimin”, thuhet në kërkesën e gjykatës.
Ndërkohë, pamjet rrëqethëse të vrasjes tregojnë Adel duke sulmuar Ashrafin jashtë Universitetit Mansoura pranë Deltës së Nilit më 20 qershor, në një kohë kur vajza ishte duke u përgatitur për të dhënë provimet e saj përfundimtare.
Vajza vdiq në vend ndërsa kalimtarët e zemëruar kapën 21-vjeçarin ndërsa ai mbante thikën dhe qëndronte mbi trupin e saj, pasi e kishte goditur me thikë disa herë në qafë dhe gjoks.
