Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Indonezia në muajin gusht do të mbajnë stërvitje të madhe të përbashkët.

Siç thekson gazeta “The Straits Times”, gjeneral Mark Milley, kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane u takua me kolegun Andik Perkas gjatë vizitës në Xhakartë, kryeqytetin e Indonezisë, në kuadër të turneut në Azi.

Perkas në konferencën për gazetarë të mbajtur pas takimit, tha se stërvitja “Super Garuda Shield 2022”, do të mbahet prej 1 deri më 14 gusht.

Siç tha, në stërvitjen, e cila mbahet çdo vit, do të marrin pjesë 12 shtete.

Perkas theksoi se stërvitja do të mbahet në rajonet Sumatra dhe Kalimantan në Indonezi me pjesëmarrjen e forcave tokësore dhe ajrore.

Ai theksoi se në stërvitjen do të marrin pjesë së paku 4.000 ushtarë, prej të cilëve 2.000 nga Indonezia, 1100 nga SHBA-ja, ndërsa të tjerët nga shtetet tjera.

Milley theksoi se stërvitja do të fokusohet në ndëroperueshmërinë dhe teknikat taktike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb