Në një mbrëmje festive është inauguruar çelja e fazës së parë të Qendrës së Solidariteti “Fundjavë Ndryshe”. Personalitete të jetës publike, donatorë, bamirës, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare miq e të ftuar si dhe qindra vullnetare u bënë bashkë në qendrën më të madhe multifunksionale për njerëzit në nevojë në Shqipëri e cila ka në fokus jo vetëm ndihmën emergjente por edhe edukimin.
Drejtuesi i Qendrës së Solidariteti “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari jo më pak emocion prezantoi gjithë infrastrukturën e ndërtuar në shërbim të njerëzve në nevojë, por edhe prezantoi planet ambicioze ku sfida e radhës është ndërtimi i qendrës për aftësimin profesional, një jetimore si dhe shtëpia e të moshuarve. Arbëri me krenari prezantoi qendrën shëndetësore, bibliotekën, si dhe Restorantin i cili do jete organizuar në formën biznesit social i pari i këtij lloji në vendin tonë, që jo vetëm do shpërndaje 200 vakte ushqimore për njerëzit në nevojë por dhe do të shesë produkte që prodhohen nga njerëzit në nevojë
“Ndihemi krenar që kemi mundur të krijojmë këtë infrastrukturë të menaxhimit të krizave, për të qenë afër njerëzve gjatë tërmetit, pandemisë, refugjatëve afganë, si dhe duke prekur nga afër çdo fshat të Shqipërisë. Në këto dy vite e gjysmë, kemi realizuar që krahas sallës operative, magazinave të shpresës, kemi ndërtuar qendrën shëndetësore e cila përmban dhomat e vizitave mjekësore, dhomat e terapive, farmaci, klinike dentare, te cilat ofrojnë shërbime falas.
Ndërtuam bibliotekën, me kapacitet 75.000 tituj librash. Ndërtuam qendrën e mësimit të gjuhëve të huaja, ku aktualisht marrin mesime falas 325 fëmijë nga zonat përreth. U ndërtua salla e konferencave dhe e takimeve me gjithë infrastrukturën e nevojshme, e cila eshte ne dispozicion falas për çdo aktivitet; te grupimeve, shoqatave apo individëve të spikatur për takime, prezantime librash, workshope etj.
Bëmë të mundur ndërtimin e studios së ndihmës ligjore, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet financiare.
Në qendrën “Fundjavë Ndryshe”, e cila shtrihet në nje siperfaqe prej 43.000 m2, është pjese e fazës se parë dhe ndërtimi i shkollës profesionale, e cila gjithashtu do të shërbejë falas, për të mësuar arsimin profesional të gjithë ata individë që vijnë nga shtresat në nevojë.
Pjesë e projekteve tona të ardhshme është dhe ndertimi i një jetimore, dhe shtëpi për të moshuarit. Të gjithë sherbimet do te jene FALAS në “Qendrën e Solidaritetit”.
Gjatë gjithë kohës kemi menduar se si mund të prodhojmë të ardhura, në mënyrë që jo për çdo projekt të kërkojmë donacione, dhe shërbimet në qendër të jenë falas për njerëzit në nevojë. Në këtë vend ku jemi tani, vullnetarët e “Fundjavë Ndryshe” u stacionuan duke e bërë ndërtesën që kemi në krah, fjetinë dhe mencë. Me prezencën e tyre, 24 orë këtu, me dëshiren e madhe që ta bënim sa më shpejt këtë vend.
Ata dhanë mendimin që kjo godinë do ishte vendi ku do ofrohej ushqim për të gjithë, dhe keshtu lindi ideja e “Ndryshe Restaurant”, i cili është një projekt shumë i veçantë dhe realizohet për herë të parë në Shqipëri dhe nuk do te jete I vetmi, qe do te siguroje te ardhura per aktivitetin e fondacionit tone.
Ky restorant, do të shërbejë për disa funksione: Do te kryejne praktikat studentet e shkolles profesionale ne fushen e kulinarise (kuzhinier, ndihmeskuzhinier, bufist, pasticier, administrator menaxher restorantesh).Shitja e produkteve që prodhohen nga grupimet në nevojë. Shpërndarja cdo fundjave e 2000 vakteve ushqim per njerezit ne nevoje. Do te organizohen te gjitha eventet e fonacionit, aktivitetet sociale që shërbejnë për t’i festuar ditëlindjen fëmijëve që nuk e kanë festuar kurrë, dhe shumë projekte të tjera. “Ndryshe Restaurant”, është një aktivitet tregtar në emrin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili do të dërgojë të gjithë fitimin e tij, 100% për projektet sociale të fondacionit tone!
Ne në “Fundjavë Ndryshe”, kemi menduar gjithmonë si një familje e madhe, ndaj ju ftojmë të gjithëve, familjarisht, me miq e me shokë, që të frekuentoni këtë vend, sepse jo vetëm që do të mbështesni projektet sociale, por do të ndiheni mirë shpirtërisht. Projekti i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, gjeti mbështetjen për t’u financuar falë kontributit të shumë bizneseve në Shqipëri dhe 500 donatorëve, të cilëve, në shenjë mirënjohje i është ndërtuar një memorial në qendrën e “Fundjavë Ndryshe”.
Ne jemi këtu, se të gjithë bashkë ne mbajmë fjalën e dhënë. Jemi këtu, se zemra juaj, e shqiptarit, ia kalon madhësisë se detit. Jemi këtu se shumica juaj, keni dhënë me dorën e djathtë pa e parë dora e majtë. Jemi këtu, se ju kurrë nuk u lodhët!”, tha Hajdari gjatw fjalws sw tij nw event”, u shpreh Hajadari.
Arbër Hajdari u tha të pranishmëve se prona e Qendrës së Solidaritetit do të jetë gjatë gjithë jetës pronë e njerëzve në nevojë, ai ndau edhe disa shifra për punën e deritanishme të fondacionit që drejton.
“Më lejoni t’ju jap disa lajme të gëzuara. Në ketë qendër punojnë aktualisht 65 punonjës, në përfundim numri do të jetë 250. Një lajm që na gëzon të gjithëve është fakti se pas investimit të kryer në këtë qender, “Fundjavës Ndryshe” iu dha e drejta ligjore për blerjen e kësaj prone nga shteti. Me ndihmën e bankës, kësaj prone i ndryshoi statusi nga qiramarres në një qendër që do të jetë gjithë jetës pronë e njerëzve në nevojë. Më lejoni t’ju jap disa shifra të punëve tona;Ne sot kemi 11.533 vullnetarë në të gjithë Shqipërinë. Kemi mundësuar 230 ndërhyrje kirurgjikale, raste shume te renda, kryesisht fëmijë te derguar ne spitale jashte vendit. Kemi 621 shtëpi të ndërtuara. Kemi 121.000 libra të shpërndarë.
Kemi mundesuar mbeshtetjen ne arsimin e larte me 134 bursa studimi per studentet ekselente qe vijne nga shtresat ne nevoje. Kemi mbeshtetur me ushqime, veshembathje, ilace mbi 40.000 familje te shtresave ne nevoje ne te gjithe territorin e vendit. “Çdo punë e hajrit, nuk bëhet vetëm”, tha ai.
Rektori i universitetit “Luarasi”, prof. Et’hem Ruka, ish studentin e drejtësisë në “Luaras” Arber Hajdarin e vlerësoi si një model për të rinjtë shqiptarë që me vizionin e tij ka ndërtuar jo vetëm një qendër solidariteti por edhe një qendër shprese.
“Ideja e këtij fondacioni ka lindur pikërisht në auditoret e universitetit, ku një djalë ëngjëllor, me zemër të madhe, largpamës, i vendosur, këtë që bërë Arbëri me shokët e tij ishte një leksion për universitetin tone dhe gjithë universitet e tjera. Ky ishte misioni i Arbërit kemi arritur në një ditë të mrekullueshme, kur Shqipëria u tund nga tërmeti Arbëri në vend të shpëtonte kokën erdhi këtu mblodhi vullnetarët, mblodhi ndihma”, u shpreh prof. Ruka.
Ndërsa ish presidenti Bamir Topi vlerësoi vullnetin e ekipit të “Fundjavë Ndryshe”, veçanërisht të Arbër Hajdarit i cili me vizionin e tij ka sjellë ndryshime rrënjësore në jetët e njerëzve të thjeshtë.
“ Jam e bindur se rruga e Arbërit do jetë e gjatë, je në kilometrat e para shumë do të vijnë, nuk je i vetëm, ti ke arritur këto suksese falë intuitës tënde, vizionit tënd, mbështetjes së familjes tënde, i kam parë vlerat dhe inteligjencën e një djali të vogël që premtonte shumë për të ardhmen”, tha Topi.
Më pas te pranishmit vizituan ambientet e qendrës më të madhe sociale në Ballkan. U inaugurua Memoriali i mirënjohjes me 500 emra te donatorëve dhe bizneseve qe kane ndihmuar “Fundjave Ndryshe”. Vizitoret panë nga afër mjediset e Qendrës Shëndetësore, që përfshin farmacinë, kliniken dentare, logopedine, dhe ambientet e mjekeve te përgjithshëm. Biblioteka është në shërbim të komunitetit ku përfshihet edhe qendra e kurseve ku fëmijët mësojne gjuhë të huaja, Ndërsa magazina konsiderohet me e madhja ne rajon për nga kapacitetet për grumbullimin e materialeve ushqimore, veshmbathje, dhe produkte për mobilimet e shtëpive dhe gjithashtu nevoja utilitare.
