Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpopullimin e vendit.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta u shpreh se janë të shumta familjet që po humbin fëmijët të cilët detyrohen të emigrojnë.

Ai ka bërë thirrje për tu bërë bashkë në mënyrë që të ndalohet axhenda antikombëtare e shpopullimit të Shqipërisë, që sipas tij, as një pushtues nuk do guxonte ta bënte.

“Familjet po humbin fëmijët! Atdheu po humb rininë!
Nuk mund të lejojmë zbrazjen e Shqipërisë!

Shumë prindër po përjetojnë sot dramën dhe dhembjen e madhe, që në mungesë të shpresës dhe kushteve ekonomike, të dërgojnë vogëlushët e mitur si emigrant në Europë.

Të bashkohemi për të ndalur axhendën antikombëtare të shpopullimit të Shqipërisë, që as një pushtues nuk do guxonte ta bënte!”, ka shkruar Meta.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb