Mozzik dhe Era Istrefi tërhoqën vëmendje disa javë më parë kur u shfaqën bashkë në një club në Prishtinë, natën që performoi reperi amerikan DaBaby.

Mes shumë të pranishmëve, Era dhe Mozzik ishin dyshja që spikati me pjesëmarrjen në koncert teksa nuk u shpëtuan fotove të shkrepura. Mozzik shoqërohej nga bashkëpunëtorët dhe Era nga e motra, Nora

Mozzik Era Istrefi Panorama Plus 2

Mozzik Era Istrefi Panorama Plus 3

Mirëpo, duket se pjesëmarrja e tyre nuk ka qenë e rastësishme. Kjo pasi dy artistët do sjellin një bashkëpunim. Lajmin e kanë bërë me dije ditën e sotme vetë ata duke publikuar një foto në rrjetet sociale.

Ndonëse nuk kanë zbuluar asnjë detaj tjetër lidhur me datën e publikimit apo emrin e këngës, ata pyesin fansat nëse janë gati të ngrenë volumin duke nënkuptuar se po sjellin një këngë.

Dy artistët pozojnë të përqafuar me Erën që ka veshur një crop-top me krahë të gjatë ngjyrë të kuqe dhe një palë xhinsa të shkurtëra. Mozzik nga ana tjetër shihet me një këmishë të bardhë dhe xhinsa me detaje qendisje ngyrë blu, të gjelbër dhe të kuqe.

Pas dy vitesh mungesë, Era Istrefi u rikthye me dy projekte disa muaj më parë. Nga ana tjetër, Mozzik ka qenë aktiv me projekte të shumta./panorama/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: