Zbulohet identiteti i vajzës 9-vjeçare që u gjet e vrarë në rrugë në afërsi të Bostonit. Mediat e huaja bëjnë me dije se bëhet fjalë për Lilia Valutyte.
Vajza, një shtetase lituaneze, u gjet e vdekur në Fountain Lane në Boston rreth orës 18:20 të ditës së enjtes. Dy persona janë arrestuar në kuadër të një hetimi për vrasje, pas asaj që policia e quan “ngjarja e izoluar”. Shefja e policisë së Lincolnshire, Kate Anderson, tha: “Mendimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e Lilia”.
Oficerja e lartë e përshkroi vdekjen e 9-vjeçares si një “tragjedi të plotë”. Prindërit e Lilias po mbështeten nga oficerë të trajnuar posaçërisht. Ndërkohë, flamujt po valëviten në gjysmështizë rreth Bostonit tha Paul Skinner, kreu i këshillit të bashkisë.
(BalkanWeb)
