Një shqiptar i shpallur në kërkim në Belgjikë është arrestuar ditën e sotme nga pala greke në Kakavijë, teksa tentonte të kalonte kufirin për t’u futur në Shqipëri.

Sipas komunikatës së policisë greke bëhet me dije se nga kontrolli rezultoi i kërkuar me urdhër europian arresti nga autoritetet belge për trafik droge dhe vjedhje.

Ai do të paraqitet në Prokurorinë e Janinës ku do të nisin procedurat për ekstradimin e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb