Njëra është 49 vjeç, tjetra 18 dhe të dyja janë më seksi se kurrë. Po flasim për dyshen nënë-bijë e përbërë nga Heidi Klum dhe Leni Klum. Thënia “gjaku i mirë nuk gënjen” është më e vërtetë se kurrë në këtë rast. Në
verën e nxehtë 2022 Heidi dhe Leni sfidojnë njëra-tjetrën me foto të zjarrta bikini.

‘Pak më shumë se e puthur nga dielli”, ka shkruar Leni Klum në rrjetet sociale, duke publikuar një foto ku shfaqet me lëkurën e përvëluar. Ka shumë komente, me ndjekësit që sugjerojnë përdorimin e një kremi kundër diellit mbrojtëse, por ka po aq vlerësime për trupin e saj perfekt. Modelja e re ka veshur bikini me ngjyrë kafe me mbathje të vogla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ti je e bukur – E mrekullueshme – Martohu me mua, shkruajnë fansat. E kërkuar shumë nga stilistët, vajza e madhe e Heidi Klum është duke u bërë gati për të marrë pjesë në sfilatat e modës.
Është njoftuar së fundmi se ajo do të jetë dëshmitarja e re e Superga-s dhe faqja e saj në Instagram është plot me bashkëpunime me markat më të njohura.


Ndërsa Heidi fokusohet dhe tregon trupin e saj i cili është ende perfekt. Ajo kohët e fundit i lejoi vetes një ditë pushime në plazh me burrin e saj Tom Kaulitz (17 vjet më i i ri) në emër të pasionit. Mami apo vajza, kush e fiton sfidën e bukurisë?

(tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb