Detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Potam të Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u aksidentua nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.

Dje në dëshminë e tij Arjan Tase ka deklaruar se motoskafin ia kishte marrë djalit të xhaxhait në Porto Palermo.

Duke iu referuar burimeve, gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se i afërmi i Tases ushtron aktivitetin dhe ka disa motoskafe dhe se i përfshirë në këtë aktivitet është edhe ish-polici Arjan Tase dhe se motoskafi që ai përplasi fëmijën 7 vjeçe, dyshohet se është në pronësi të tij.

Edhe pse skafi ishte i tij, pronësia dyshohet se ishte me emër tjetër, pra i padeklaruar. Skafi rezulton në pronësi zyrtare të një personi nga Elbasani, por skafi ishte i efektivit Tase.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: