Dries Mertens thotë jo. Futbollisti belg, sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, ka marrë një propozim prej 5 milionë euro nga klubi i Juventusit. Përgjigja ka qenë e menjëhershme, me sulmuesin që ka refuzuar kalimin në Torino për shkak se dëshiron t’i qëndrojë besnik Napolit.

Mertens u largua nga napoletanët këtë verë pasi nuk gjeti dot gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Ai është një lojtar i lirë dhe brenda muajit pritet t’i mësojë të gjithë me emrin e skuadrës së tij të re. Mertens ka kaluar vite fantastike te Napoli, ku në shumë ndeshje ka qenë vendimtar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: