Alex Telles është huazuar te skuadra e Sevillias. Zyrtarizimi ka ardhur nga Manchester United pak më parë, me mbrojtësin anësor nga Brazili që do luajë për herë të parë në kampionatin spanjoll.
Telles luajti 2 sezonet e fundit te Manchester, ku u përfshi në 21 takime të Premier League. Në karrierën e tij ka veshur fanella të rëndësishme si ajo e Gallatasaray, Inter dhe Porto.
Transferimi i Telles te Sevilla ka qenë kërkesë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Lopetegui, i cili e sheh si të duhurin për krahët. Në krahun tjetër, tekniku i Manchester United, Ten Hag dha lejen për largimin e lojtarit.
(BalkanWeb)
