Dries Mertens është pa skuadër, që prej largimit nga Napoli. Sulmuesi belg nuk rinovoi kontratën me napoletanët, pasi nuk gjeti dot akordin me klubin.Mertens ka premtuar që nuk do firmosë në Serie A për shkak të besnikrisë ndaj ish-skuadrës së tij, ndaj të hapura mbeten vetëm pistat jashtë Italisë.
Sky Sports Italia bën me dije se futbollisti mund të përfundojë në Turqi te Gallatasaray. Këta të fundit shpresojnë se do gjejnë një marrëveshje për 5 milionë euro në sezon, sakaq vlen të theksohet se ka patur kontakte së fundmi.

(BalkanWeb)
