Norwich mori një pikë ndaj Wigan, në barazimin 1-1 të javës së dytë të Championship. Në Carrow Road vendasit do e shihnin veten në disavantazh pas gjysmë ore lojë, pas golit të McClean.

Për t’i ardhur në ndihmë ekipit të drejtuar nga Dean Smith mendoi Milot Rashica. Sulmuesi dardan do dhuronte një assist në minutën e 60-të për Aarons, duke vendosur kështu shifrat në baraspeshë.

Sezoni i kaluar nuk ishte aspak pozitiv për Rashicën, me shifrat që e tregojnë më së miri këtë gjë. Ai dha pasin e fundit vetëm 2 herë gjatë gjithë sezonit futbollistik 2021/2022.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: