Michel Platini i është drejtuar Gjykatës Arbitrale të Sportit (TAS), juridiksioni me i larte sportiv, për të kontestuar reduktimin nga 8 ne 6 vjet ne Apel te pezullimit nga drejtësia sportive e brendshme e FIFA-s, bene te ditur te mërkurën burime brenda TAS.
Michel Platini është pezulluar në fund të dhjetorit me 8 vjet nga komisioni i etikës i FIFA-s në kuadrin e çështjes së përfitimit të një shume prej 1.8 milionë euro, marre nga Joseph Blatter, i pezulluar, por reduktuar ne 6 vjet me 24 shkurt nga komisioni i rekursit te FIFA-s. I njëjti burim beri te ditur se një vendim për këtë çështje do të merret para Euro-2016.
(ed.me/BalkanWeb)
