Juventus vazhdon të ushtrojë presion konstant për Filip Kostiç. Bardhezinjtë, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, do të bisedojnë sot me përfaqësuesit e anësorit serb për të gjetur një akord të mundshëm.
“Zonja e Vjetër” dëshiron të firmosë sa më shpejt të jetë e mundur me sulmuesin, në mënyrë që trajneri Allegri ta ketë në dispozicion për fillimin e kampionatit.
Për kryerjen e operacionit, Eintracht Frankfurt duhet të heqë dorë nga kërkesa prej 20 milionë euro. Një propozim prej 15 milionë +3 bonuse mund të bëjë që klubi nga Frankfurti të dorëzohet.
(BalkanWeb)