Egzon Belica nuk është më lojtar i Partizanit. Klubi i kuq ka zyrtarizuar divorcin pas 5 vitesh bashkëpunimi.
“FK Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarin Egzon Belica. Mbrojtësi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve.
FK Partizani falënderon Egzon Belicën për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive” – Shkruan klubi.
Në 3 sezonet e para në kryeqytet, 31 vjeçari nuk ka luajtur shumë ndeshje, ndërsa në 2 edicionet e fundit numëron mbi 60 sfida.
(BalkanWeb)