Ndahet nga jeta para kohe gazetari shqiptar Nimet Isufi duke lënë pas një dhimbje të thellë për familjen e tij, miqtë dhe gjithë të njohurit.
Gazetari Isufi është ndarë nga jeta një ditë më parë, për shkak të një arresti kardiak, në moshën 42 vjeçare.
Unioni i Gazetareve Shqiptare ka postuar në rrjetet sociale dedikimin me trishtimin për humbjen e një kolegu në moshë të re, teksa i shpreh ngushëllimet familjes.
Nimet Isufi lindi në Shkodër dhe ishte diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Prej disa vitesh punoi si gazetar në disa gazeta në Tiranë, si “Republika”, “Metropol” dhe disa online.
POSTIMI I PLOTE
Një ikje e parakohshme kolegu
Tiranë më 11 Gusht 2022
Gazetari Nimet Isufi është ndarë nga jeta një ditë më parë, prej një arresti kardiak, në moshën 42-vjeçare. Familjarë dhe të afërm, por kolegë të shumtë të tij janë hidhëruar prej këtij lajmi të hidhur.
Kolegu Nimet Isufi lindi në Shkodër dhe ishte diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.
Prej disa vitesh punoi si gazetar në disa gazeta në Tiranë, si “Republika”, “Metropol” dhe disa online. Më pas kaloi në sektorin e marrëdhënieve me publikun, duke punuar si shef i PR në Universitetin Epoka etj.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell ngushëllimet për familjen Isufi dhe mbetet në dhimbjen e thellë për humbjen e një kolegu në moshën më të re dhe më të suksesshme profesionale.
I paharruar do të mbetesh ndër ne i dashur Nimet!
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë