Prokuroria e Kurbinit është duke hetuar për akuzën e rrëmbimit të personit, për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, pas kallëzimit që bëri xhaxhai i tij për humbjen e kontakteve prej 3 ditësh me nipin.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se dyshimet për rrëmbim janë referuar nga Policia e Lezhës.

Në këtë mënyrë prokuroria ka mundësi të kryejë veprime hetimore, pasi në rastin e një të shumëkërkuari nuk ka largim nga banesa.

Në rastin konkret policia veç kallëzimit të xhaxhait Faik Martinaj nuk ka prova të tjera në lidhje me ngjarjen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: