Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka njoftuar ditën e sotme se një diplomat rus është shpallur non grata.
“Një notë zyrtare për këtë vendim, i cili përcakton një periudhë shtatëditore për largimin nga territori i Malit të Zi, i është dorëzuar sot ambasadorit të Federatës Ruse Vladislav Maslennikov”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Më 7 prill, Ministria e Jashtme e Malit të Zi shpalli persona non grata katër diplomatë rusë, të cilët u urdhëruan të largoheshin nga vendi brenda shtatë ditëve.
Më 31 maj, Rusia u kundërpërgjigj duke shpallur persona non grata një punonjës të ambasadës malazeze në Moskë.