Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një numër i lartë i udhëtarëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas autoriteteve doganore në Kapshticë, kanë hyrë 6203 shtetas dhe kanë dalë 3423 ndërkohë që gjatë ditës së sotme është punuar me 4 sportele në hyrje dhe 4 në dalje.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se sipas policisë ky numër sportelesh ndryshon pasi alternohen gjatë ditës në varësi te ngarkesës.

Aktualisht në këtë pikë ka një numër të konsiderueshëm të mjeteve që hyjnë apo që dalin por ndryshe nga Kakavija nuk ka pasur pritje të gjata.

Aktualisht në dispozicion të udhëtarëve janë 2 sportele në hyrje dhe 2 në dalje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb