Partizani bind dhe këtë e bën ndaj një kundërshtari si Teuta. Ndeshja miqësore ndaj durrsakëve përfundoi 1-2, me trajnerin e të kuqve, Giovani Kolella që e nis ashtu sicc duhet aventurën te kryeqytetasit.

“Djemtë e Detit” do takoheshin me golin në minutën e 15-të me Hebaj. Partizani gjen forcën dhe përmbys gjithçka. Barazimi do vinte pas një autogoli të Elezit (59’), ndërsa Cela në fund do vendoste fatet e “betejës”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: