Një ditë përpara derbit të kryeqytetit, tifozët e Tiranës kanë vijuar me ritme të shpejta të sigurojnë një biletë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, Partizani-Tirana. Klubi bardheblu njofton se deri më tani janë shituar 2500 bileta dhe i bën thirrje tifozëve të nxitojnë për tu pajisur me biletë:
Vijon me ritëm të lartë shitja e biletave bardheblu për ndeshjen Partizani – Tirana. Gjate ditës së djeshme, e dyta me sportelin e biletarisë hapur, janë rezervuar një numër i madh biletash në sektorët bardheblu. Deri dje në mbrëmje, 2500 bileta janë shitur për tribunat A, D1 dhe C. Sot prej orës 09:00 sporteli pranë stadiumit “Qemal Stafa” është rihapur dhe do te mbyllet në orën 20:00.
Tribuna A – 2500, 2000, 1500 lekë (të reja)
Tribuna D1/C – 600 lekë (të reja)
(er.shk/BalkanWeb)
