PARIS- Ndihma financiare britanike akorduar Francës në menaxhimin e krizës së migrantëve në Kale’ (veri) do të rritet me një fond shtesë prej 20 milionë eurosh, deklaroi sot sekretari i shtetit francez për Çështjet Evropiane, Harlem Désir, disa orë nga fillimi i një samiti franko-britanik.

“Kontributi britanik i menaxhimit të krizës është aktualisht më shumë se 60 milionë, por do të ofrohet një fond shtesë prej 20 milionë eurosh”, njoftoi Harlem Désir për radion RFI. “Kjo ndihmë do të kontribuojë në shtimin e masave në planin e sigurisë në zonës hyrëse në tunel dhe të zonës së portit në Kale’ si dhe luftën kundër rrjeteve të trafikantëve”, shtoi ai.

I pyetur në lidhje me pasojat e një distancimi të mundshëm të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Harlem Désir nënvizoi se marrëveshjet për kontrollin e imigracionit midis Francës dhe Britanisë së Madhe janë marrëveshje dypalëshe.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: