Barcelona ka qenë një nga klubet më aktive në dritaren e transferimeve. Kriza ekonomike nuk ka ndaluar aspak katalanasit që të sjellin në Camp Nou lojtarë të mëdhenj dhe duket se asgjë nuk ka mbaruar.
Siç raporton Marca, kjo është java e Marcos Alonson. Barça do tentojë të mbyllë gjithçka me Chelsean brenda pak ditësh, për ta regjistruar më pas spanjollin në La Liga.
Sipas asaj që bëhet e ditur, zyrtarizimi i marrëveshjes është vetëm çështje kohe dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim. Afrimi i Alonsos është dëshirë e trajnerit të Barcelonës, Xavi.

(BalkanWeb)
