Shkëndija mori fitoren e parë në kampionat. Skuadra e Shaqirit triumfoi 2-0 në Tetovë nda FK Skopje.
Vendasit do merrnin avantazhin që në minutën e gjashtë, pas një autogoli të Kirovski.
FK Skopje do djalloste gjithçka brenda pjesës së parë. Në minutën e 33-të Hristovski ndëshkohet me karton të kuq. Në të 37-tën, Kirovski merr të dytin të verdhë.
Me 2 lojtarë më pak në fushën e lojës, rikthimi në garë u bë i pamundur.
Billali do fiksonte shifrat përfundimtare në 2-0, në minutën e 62-të. Sfida vlejti për javën e dytë.
(BalkanWeb)