Nga: ZONJA VJOLLCA*
600 gr brokoli
1 kokërr qepë
1 karrotë
1 degë selino
1 patate
2 lgj krem djathi
3 lgj vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

Në një tenxhere me vaj skuqim derisa të bëhet transparente qepën të prerë në kubikë të vegjël. Shtojmë patatet të prera në feta të holla, karrotën dhe selinon. I mbulojmë perimet me ujë dhe i lemë të ziejnë për 20 minuta. Në fund shtojmë brokolin dhe e lemë të ziejë për 5 minuta. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe i kalojmë perimet në blender duke shtuar dhe kremin e djathit. E trazojmë kremin e djathit derisa të shkrijë, e rregullojmë supën me kripë dhe piper dhe e servirim të ngrohtë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb