Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka mbrojtur titujt kampionë bote në peshën e rëndë, pas fitores me vendim jo-unanim (split decision) ndaj britanikut Anthony Joshua, duel që u zhvillua në Jeddah të Arabisë Saudite.

Një duel interesant, ku të dy boksierët qëndruan në këmbë për 12 raunde, teksa asnjëri prej tyre nuk u rrëzua asnjëherë në tapet. Edhe pse Joshua zhvilloi një sfidë shumë më të mirë se ajo e 11 muajve më parë, ku humbi titujt kampionë bote, kjo nuk mjaftoi për të fituar titujt.

Dy nga gjyqtarët i dhanë fitoren Usyk (115-113 dhe 116-112). Ndërsa njëri nga gjyqtarët ia dha fitoren Joshua (115-113). Gjithsesi, në fund fitoi Usyk, që ia dedikoi këtë fitore vendit të tij në luftë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb