Në një reagim në Facebook, Gent Strazimiri ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, pas ngjarjes së ndodhur në Gramsh ku dy ushtarë u sulmuan nga dy rusë dhe një ukrainas.

Ai thotë se nuk mund t’i bashkohej kësaj vale që sipas tij shprehte krenarinë për rojet ushtarake, duke i quajtur qëndrimet e zyrtarëve si “gjela laramanë majë plehut”.

Statusi:

Doja t’i bashkohesha edhe unë kësaj valës së krenarisë për “rojet ushtarake që neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh” si këta “gjelat laramanë majë plehut”… por nuk munda…?

? “neutralizuesit” përfundojnë në spital, ndërsa “të neutralizuarit” i hipin Chevroletit dhe i kap policia…

Nejse… këto punë i di “Partia”..

Strazimiri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb