Një ish-anëtar i Dumës së Rusisë, Ilya Ponomarev, ish-deputet i cili u dëbua për aktivitete anti-Kremlin, ka pohuar se partizanët rusë dyshohet se ishin pas bombës që hodhi në erë vajzën e një prej aleatëve të ngushtë politikë të Vladimir Putinit në periferi të Moskës.

Duke folur në Kiev , ku ai është i vendosur, Ilya Ponomarev pretendoi se shpërthimi i së shtunës në mbrëmje ishte vepër e Ushtrisë Republikane Kombëtare, për të cilën ai pretendoi se ishte një grup që punonte brenda Rusisë dhe i përkushtuar për përmbysjen e regjimit të Putinit.

“Ky aksion, si shumë aksione të tjera partizane të kryera në territorin e Rusisë muajt e fundit, u krye nga Ushtria Republikane Kombëtare (NRA),” tha Ponomarev.

Ai shtoi: “Një ngjarje e rëndësishme ndodhi pranë Moskës mbrëmë. Ky sulm hap një faqe të re në rezistencën ruse ndaj Putinizmit. E re, por jo e fundit.”

Shpërthimi vrau Darya Dugina , vajza 29-vjeçare e aleatit të Putitnit dhe ideologut të së djathtës ekstreme Alexander Dugin , të cilët të dy ishin sanksionuar nga MB dhe SHBA për veprim për të destabilizuar Ukrainën.

Ponomarev tha se partizanët brenda Rusisë ishin gati të kryenin sulme të tjera të ngjashme kundër objektivave të profilit të lartë të lidhur me Kremlinin, duke përfshirë zyrtarë, oligarkë dhe anëtarë të agjencive ruse të sigurisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb