Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat u shpreh se nuk do të ndalet me denoncimin e aferave.

“Doja të ndaj një shqetësim me ju para se të nisem për në Jalë për tu takuar me anëtarë të Partisë së Lirisë. Shqetësimi kryesor është korrupsioni galopant i përmasave të frikshme. Jeni njohur me fakte dhe dokumente , do të njiheni me fakte të reja tronditëse edhe për çështje të tjera. Sot doja të ndalesha tek korrupsioni që bëhet me investimet publike, tek rrugët do të ndalesha sot, ku kostoja  e rrugëve është trefishuar katërfishuar. Si rasti i rrugës qukës qafë plloçë, 230 mln të paktën deri tani por do të ketë edhe më shume. Kardhiq Delvinë po ashtu.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb