Taulant Seferi firmosi dy ditë më parë me Vorskla Poltava të Ukrainës, klub me të cilin do të luajë për tre vitet e ardhshme dhe nga kur pritet të përfitojë rreth 700 mijë dollarë. Ndërsa klubi i Tiranës arkëtoi 500 mijë dollarë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi bardheblu ka falënderuar sulmuesin, që është edhe pjesë e Kombëtares shqiptare:
“Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.
Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën. Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanellë do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je.”
(BalkanWeb)
