Chiara Ferragni dhe Fedez janë me pushime në Ibiza dhe gjatë perëndimit të diellit kanë bërë një foto të ulur në një shkëmb me pamje nga deti. Videoja (e marrë nga një dron) shoqërohet me komentin e këngëtarit që pranon se është frikësuar shumë, ka ngjallur një stuhi në rrjetet sociale.
Çifti ka postuar këtë foto në orët e fundit.
Një shkrepje sugjestive por e rrezikshme, për të mos lënë indiferentë shumë prej miliona ndjekësve në rrjetet sociale.
Ndër komentet lexojmë: “Një djalë vdiq për të marrë telefonin e vajzës që donte të bënte një foto të ngjashme, vdiq për një foto mbresëlënëse” shkruan një përdorues duke iu referuar tragjedisë së pak ditëve më parë kur 30-vjeçari, Andrea Mazzetto nga Rovigo u rrëzua nga një pllajë në Asiagos (Vicenza), vetëm për t’u përpjekur të merrte celularin që i kishte shpëtuar nga duart.
Në klipin, i cili ka dashur të fiksojë një episod të paharrueshëm nga pushimet e tyre, të dy komentojnë paksa me ironi rrezikun e portretizuar në atë vend.
Shumë përdoruesve nuk u ka pëlqyer kjo, duke e konsideruar si një shembull të keq me rrezik, të dhënë nga influencuesit më të famshëm në Itali.
Dikush shkruan: “Ju jeni inteligjent, i bukur, i ri, duke e ditur se keni një fuqi të madhe hipnozë mbi shumë adoleshentë. Nuk ishte gjë e mirë të bëni një video si kjo për të kapur perëndimin e diellit, shumë djem do të duan të të kopjojnë dhe nuk mendoj se është shumë e sigurt”. Dikush gjithashtu thekson se të qenit prindër të bën të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm, kjo video e bërë në këtë lartësi nuk e tregon këtë.
(Ansa/BalkanWeb)
