PRISHTINE- Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare. Siç bën të ditur Kuvendi përmes një njoftimi për mediat, disa nga pikat e rendit të ditës për seancë janë shqyrtimi i disa projektligjeve dhe pika të tjera.
Marrë parasysh mungesën e një marrëveshjeje mes koalicionit qeverisës dhe opozitës, nuk dihet nëse partitë opozitare do të dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Kryesi sot./k.press
(ed.me/BalkanWeb)
