Në sfidën e dytë të sezonit, atë kundër Spezia, Simone Inzaghi i dhuroi Kristjan Asllanit mundësinë për të debutuar me fanellën zikaltër. Ylli kuqezi u aktivizua në minutën e 84-ët duke i marrë vendin pikërisht Brozovic.
Mesfushorit i mjaftuan pak minuta për të vërtetuar se në këmbët e tij ka shumë klas. Driblime, pasime të sakta, Asllani nuk gabojë thuajse në asgjë në ato pak minuta që ishte në fushë. Së fundmi, ka qenë vetë faqja zyrtare, Lega Serie A që i ka bërë jehonë një veprimi të Asllanit:
View this post on Instagram
“Tashmë të dashuruar me Kristjanin”, shkruan Lega Serie A, postim ky i shoqëruar me një video.
