Në pritje të ndeshjes së parë të madhe, të premten ndaj Lazios në Romë, entuziazmi i tifozëve të Interit po rritet. Ngrohtësia e zakonshme e pashuar që tifozët rezervojnë për ekipin e tyre të preferuar, iu shtua një debutim i shkëlqyer në shtëpi ndaj Spezias dhe mbi të gjitha sigurimet në merkato nga Steven Zhang.
Është e kuptueshme dhe ndoshta e parashikueshme që për ndeshjen e katërt të kampionatit, atë ndaj Cremoneses, gara për biletat e në “Giuseppe Meazza” ka nisur tashmë të bëhet e ashpër.
Në ndeshjen ndaj Spezias ishin shitur 71 mijë bileta. Ndërsa Inter-Cremonese rreth 60 mijë të tilla janë shitur që tani dhe me siguri deri të martën në mbrëmje do të jenë shitur të gjitha.
Por jo vetëm për kampionatin, tifozët zikaltër janë shumë të interesuar edhe ndeshjet Champions League. Një ditë para shortit të grupeve, ka nisur faza e dytë e shitjes së biletave, paketa që përfshijnë të gjitha ndeshjet e brendshme të kompeticionit europian.
Mendohet që në momentin e mësimit të kundërshtarëve në grup, të gjitha biletat e fazës së grupeve të janë shitur për Interin. Tifozët duken të etur, ndërsa kompania po punon mirë në sektorin e marketingut.
(BalkanWeb)
