Presidenti i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko ka deklaruar se aeroplanët luftarakë bjellorusë SU-24 janë riparuar për të transportuar armatime bërthamore. Në një intervistë për gazetarët, Lukashenko ka thënë se fillimisht për këtë veprim kishte rënë dakord e homologun e tij rus Vladimir Putin.

Bjellorusia nuk ka armët e veta bërthamoren, por mbështetet financiarisht dhe politikisht nga Moska që është edhe aleati i saj më i ngushtë.

Sakaq Rusia dislokoi forca në territorin Bjellorus nën pretekstin e stërvitjeve ushtarake para nisjes së pushtimit të saj në Ukrainë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb