Teuta dhe Bylis barazuan 1-1 në ndeshjen e vlefshme për kampionatin shqiptar. Goli i parë u realizua nga Anthony, ndërsa Hebaj barazoi shifrat për durrsakët. Pas 90 minutëshit, trajnerët u ndalën para mediave për të dhënë mendimin e tyre për sfidën. “Timonieri” i “Djemve të detit”, Renato Arapi u shpreh:

“Sot u munduam t’i jepnim dorën disa djemve të rinj sepse kishim dëmtime dhe mungesa. Humbëm kontrollin e topit, te goli nuk kishim përqendrim. Lojtarët që u futën në fushë kanë dhënë më të mirën.Prapavija- Ka vend për të bërë më mirë. Ishim të detyruar t’i bënim lëvizjet. Jazxhi ishte dëmtuar dhe Idrizaj jo në formë. Futbolli është lojë gabimesh dhe në çdo kohë duhet të kesh përqendrim”, pohoi Arapi.

(BalkanWeb)

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: